15 Prill 2026
Mantra Design
Si të zgjidhni divanin ideal për hapësira të vogla
Të jetosh në një apartament në qytet shpesh do të thotë të përballesh me hapësira të kufizuara. Megjithatë, një dhomë e vogël ndenjeje nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga divani i ëndrrave tuaja.
Sekreti qëndron te proporcionet. Një divan me këmbë të larta krijon iluzionin e hapësirës duke lejuar dritën të kalojë poshtë tij. Gjithashtu, zgjedhja e ngjyrave të çelura ndihmon në ndriçimin e ambientit.
Në Mantra, ne ofrojmë zgjidhje të personalizuara që përshtaten fiks me përmasat e banesës suaj në Kosovë.
